Me sloganin “Ndryshimi fillon me ne, është koha të zgjohemi”, qytetarë janë mbledhur këtë të martë para godinës së Kuvendit të Shqipërisë, paralelisht me punimet e seancës plenare.
Protestuesit kanë artikuluar kërkesën për dorëheqjen nga jeta politike të kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Sali Berisha, duke i konsideruar ata përgjegjës për situatën aktuale politike në vend.
Tubimi vjen në kuadër të protestave të përditshme që po zhvillohen prej një muaji në kryeqytet. Eshtë njoftuar se edhe këtë pasdite, në orën 19:00, do të vijojë protesta e radhës para godinës së Kryeministrisë.
Sipas organizatorëve, protestat do të vazhdojnë çdo ditë me qëllim, sipas tyre, “ndryshimin e situatës politike në vend”.