Aktualitet

Shkrumbohet kamioni në bypass-in e Vlorës, dyshohet shkëndijë elektrike në motor!

Një kamion i tonazhit të rëndë u përfshi nga flakët gjatë lëvizjes në bypass-in e Vlorës, duke u shkrumbuar plotësisht. Raportohet se ngjarja shkaktoi dëme të mëdha materiale, por fatmirësisht drejtuesi i mjetit arriti të dalë në kohë dhe  shpëtoi pa lëndime

Dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti motorik, konkretisht nga një shkëndijë elektrike në pjesën e motorit.

Në vendngjarje, menjëherë shkuan forcat e policisë dhe zjarrfikëses, që bënë të mundur shuarjen e flakëve. Por, pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, nuk u arrit të shmangej shkatërrimi i plotë i kamionit.

Policia e Vlorës po punon për dokumentimin e rastit dhe përcaktimin e shkaqeve të sakta të ngjarjes.