Aktualitet Politikë

“Shkulte leshrat, po qante”, Berisha për Altin Dumanin: I dështoi zgjatja e mandatit!

Sali Berisha sërish ka shpërthyer në akuza në drejtim të kreut të SPAK-ut, Altin Dumani, sot në ditën kur kreu i demokratëve u paraqit në mjediset e këtij institucioni për të zbatuar masën e detyrimit për paraqitje. Me ironi, Berisha u shpreh se e gjeti kreun e SPAK-ut duke qarë se siç tha, “nuk ia doli të zgjaste mandatin”, si edhe e akuzoi për pazare me qeveritarë e kriminelë.

Skena dramatike, Altin Dumani po shkulte leshrat, po qante dhe bërtiste sepse u bënë pluhur përpjekjet e tij për të zgjatur mandatin. Ky kriminel kushtetues përdori detyrën për të bërë pazare për interesa personale. Ky kriminel amnistoi ministra që bënin pazare me kartelet e drogës. Taulantin që zbatonte porositë e Suelit për të arrestuar anëtarët e kundërshtarëve.

Bënte pazare me krimet e Ulsiut që merrte dy kostume nga Altin Hajri dhe që kërkonte nga banditë 500 mijë euro dhe çantën Louis Vuitton. Pazare me Ramën se e nxori Olsin të panjohur, i cili ishte në krye të Xibrakës. Bënte pazare, por edhe ajo e Geron Meçes, që i thotë Daniel Shimës. Geroni i thoshte se ABSH është Fangu dhe se te tenderët ndërhyn dhe zonja Basha.

Ky bëri pazare me vrasës. Altin Hajri është i lirë për shkak të tij. Dënohet roja dhe Altini është i lirë. Kjo sepse Altin Troplini këtu mori 700 mijë euro. Ka një dokument që Rama i firmos bashkëshortes së Altin Hajrit hotel me 8 kate. E gjithë kjo familje është subjekt i ligjit antimafia, tha Berisha.