Aktualitet

Shoferi tenton të largohet dhe përplaset me një automjet të parkuar, plagoset 40-vjeçari në Fier!

Një aksident u regjistrua mbrëmjen e djeshme në unazën lindore të Fierit, ku një drejtues mjeti humbi kontrollin gjatë përpjekjes për t’u larguar nga policia.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti nuk i është bindur urdhrit të bluve për të ndaluar dhe gjatë tentativës për t’u larguar, u përplas me një makinë të parkuar në anë të rrugës.

Drejtuesi i mjetit, i identifikuar si shtetasi Besmir Mustaj, 40 vjeç, mbeti i dëmtuar si pasojë e përplasjes dhe është transportuar me urgjencë në Spitali Rajonal Fier. Burime bëjnë me dije se ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë, forcat zjarrfikëse dhe grupi hetimor. Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dinamikës së aksidentit.

Ndërkohë, bëhet me dije se drejtuesi i automjetit do të shoqërohet në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.