Mëngjesi i sotëm në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 4” ka nisur me një situatë të tensionuar mes banorëve.
Valbona Mhilli po bënte dush kur u ndesh me një moment të padëshiruar. Ajo kërkoi që G Bani të largohej pasi ndodhej para saj duke e shikuar, por ai refuzoi të largohej, duke e vënë atë në një pozicion të sikletshëm.
G Bani i tha Valbonës, e cila po bënte dush, se nuk do të largohej dhe se donte ta shihte, duke e vënë atë në një situatë jo të këndshme. “Nuk iki, dua të shoh,” tha ai, ndërkohë që Valbona kërkoi ndihmë për të larguar G Banin.
Ai refuzoi, duke i thënë:
Jo, pse ky është formati i lojës… Po të ha?
Valbona iu drejtua atij me nervozizëm, duke thënë:
O G Bani, a ka mundësi të ndalosh? Po më bën të ndihem keq
Ndërsa G Bani vazhdoi të insistonte, duke thënë:
Jam i uritur të shoh trupin e femrës.
Në këtë moment ndërhyri edhe Xumi, i cili përpiqej të largonte G Banin nga situata, por ai vazhdoi të qëndronte aty. G Bani u shpreh se:
Gjithsesi, do ta bëja kështu, pasi është format i lojës që të shohësh dikë gjatë dushit. Kam ardhur këtu për të parë vajzat, jo për të biseduar me ty.
Ky moment ka shkaktuar debate dhe tensione brenda shtëpisë, duke nxitur diskutime mbi kufijtë dhe sjelljet e pranuara apo jo të pranuara në kuadër të formatit të programit, sipas banorëve.
View this post on Instagram