Bota Botë e Çuditshme Lifestyle

Shokuese! Testi i ADN-së zbulon të vërtetën se binjaket kanë prindër të ndryshëm?

Një histori e pabesueshme ka dalë në dritë në Australia, ku një test ADN-je ka përmbysur jetën e dy motrave binjake dhe familjes së tyre.

Gjithçka nisi kur Sasha Szafranski vendosi të bëjë një test ADN-je për të mësuar më shumë rreth origjinës së saj familjare. Por në vend që të konfirmonte historinë që njihte, rezultatet zbuluan diçka krejt ndryshe: rrënjët e saj nuk ishin ato që kishte besuar dhe prindërit biologjikë rezultuan të ishin të panjohur.

Sasha dhe motra e saj kishin lindur përmes fekondimit in vitro (IVF), pasi nëna e tyre, Penny Szafranski, kishte kaluar disa tentativa për të mbetur shtatzënë në vitet ’90.

Pas kërkimeve të mëtejshme dhe kontakteve me persona të tjerë, u zbulua se në fakt nëna biologjike e tyre ishte një grua tjetër që kishte kaluar të njëjtën procedurë në të njëjtin spital.

Rezultatet e testeve të mëvonshme të ADN-së konfirmuan dyshimet: binjaket nuk ishin biologjikisht fëmijët e prindërve që i kishin rritur, por të dy personave të tjerë.

Dyshohet se në Royal North Shore Hospital është bërë një gabim dhe është implantuar embrioni i gabuar.

Unë i linda… ishin vajzat e mia

-u shpreh mes emocionesh nëna që i rriti, duke treguar se kurrë nuk e kishte vënë në dyshim lidhjen me to.

Tashmë, të dyja familjet kanë nisur hapa ligjorë për të zbuluar saktësisht se çfarë ka ndodhur.

Ky është rasti i dytë i tillë në Australi, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi sigurinë e procedurave IVF.