Auto & Moto

Shpallet “Makina e Vitit 2026” në Evropë!

Viti 2026 ka nisur me një sukses të madh për Mercedes-Benz, pasi modeli i ri Mercedes CLAështë shpallur zyrtarisht Makina e Vitit 2026 në Europë. Çmimi prestigjioz u nda gjatë një ceremonie të zhvilluar në kuadër të Salon de Bruxelles.

Mercedes CLA arriti të fitojë përballë gjashtë modeleve të tjera finaliste, pas vlerësimit të një jurie të përbërë nga 60 gazetarë automobilistikë nga vende të ndryshme të Europës. Juria vlerësoi dizajnin, teknologjinë, efikasitetin dhe risitë që ky model sjell në segmentin e tij.

Sipas organizatorëve të çmimit, CLA-ja e re përfaqëson një kombinim të suksesshëm mes elegancës karakteristike të markës gjermane, teknologjive moderne dhe orientimit drejt qëndrueshmërisë. Ky vlerësim e forcon më tej pozicionin e Mercedesit si një nga prodhuesit më inovativë në industrinë automobilistike europiane.

Çmimi Makina e Vitit konsiderohet një nga vlerësimet më të rëndësishme në botën e automobilizmit dhe shpesh shërben si referencë për konsumatorët në të gjithë kontinentin. Për Mercedesin, ky trofe konfirmon nisjen pozitive të vitit dhe pritshmëritë e larta për suksesin tregtar të CLA-së së re.

Mercedes do të sjellë ‘MB.Drive Assist Pro’ në Shtetet e Bashkuara më vonë këtë vit dhe është i njohur për ofrimin e navigimit pa duar në qytete. Sistemi do të debutojë në CLA dhe gjithashtu do të ofrohet në GLC EQ.