Protesta e studentëve të Tiranës ka frymëzuar edhe Tetovën. Studentët në Maqedoni janë ngritur në protesta duke kërkuar nga Ministria e Arsimit dhe universitetet në shtetin fqinj që të plotësohen kërkesa e tyre. Ata kanë dhënë afat 1 javor për plotësimin e çështjeve shqetësuese për ta, ndërsa marshuan nga qendra e Tetovës deri te Rektorati i Universitetit.