Aktualitet

Shpërthim në një banesë në Has, plagoset pronarja e shtëpisë!

Një grua ka mbetur e plagosur në Krumë si pasojë e një shpërthimi gazi që ndodhi në banesën e saj mëngjesin e sotëm. Sipas të dhënave nga policia, ngjarja ndodhi në depon e banesës së shtetases me iniciale Sh.D., rreth orës 09:00. Për pasojë, u dëmtua shtetasja Sh. D., e cila po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën, si dhe janë shkaktuar dëme materiale në banesëhe në një objekt në afërsi. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes, po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Has/Informacion paraprak

Rreth orës 09:00, në qytetin e Krumës, në depon e banesës së shtetases Sh. D., dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi.

Si pasojë është dëmtuar shtetasja Sh. D., e cila po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën, si dhe janë shkaktuar dëme materiale në banesë dhe në një objekt në afërsi.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.