Aktualitet

Maliq, 3 të lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi!

Një bombol gazi dyshohet se shpërtheu sot rreth orës 11:00 në banesën e një shtetasi në një fshat të Bashkisë Maliq. Burime zyrtare policore, paraprakisht raportojnë për tre të plagosur, pjesëtarë të familjes, në shtëpinë e të cilëve ndodhi ngjarja. Aktualisht, të lënduarit po marrin mjekim në spitalin e Korçës e njoftohet se ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Maliq/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në Fshat Maliq, në banesën e shtetasit M.M., dyshohet se ka shpërthyer një bombël gazi.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar 3 shtetas, pjesëtarë të familjes, të cilët aktualisht po marrin mjekim në spitalin e Korçës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.