Shqipëria do të mirëpresë në muajin qershor një nga ngjarjet më të rëndësishme të futbollit për të rinjtë, turneun ndërkombëtar i “Viareggio Cup” që në këtë edicion special ja ka dedikuar vendit tonë duke emërtuar në “Eagle Cup”.
Ky event do të zhvillohet nga data 8 deri më 15 qershor dhe do të mbledhë në vendin tonë 12 ekipe nga e gjithë bota.
Organizimi i këtij turneu vjen falë bashkëpunimit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Universitetin e Sporteve të Tiranës dhe Centro Giovani Calciatori Viareggio, organizatorët e “Viareggio Cup”.
Turneu u prezantua në “Shtëpinë e Futbollit”, ku morën pjesë Presidenti i FSHF-së Armand Duka, rektori i Universitetit të Sporteve të Tiranës Agron Kasa, si edhe përfaqësues të CGC Viareggio.
Turneu “Eagle Cup” synon të jetë më shumë sesa një kompeticion sportiv. Ai është një simbol i edhe aktivitete që promovojnë fair-play, luftën kundër racizmit dhe vlerat sociale të sportit.
Zgjedhja e Shqipërisë si vend mikpritës për këtë edicion të parë nuk është e rastësishme por vjen në vazhdën e angazhimit dhe organizimit të eventeve futbollistike historike europiane si finalja e UECL (Tirana 2022) apo finalet e Kampionatit Europian “Shqipëri 2025” nga 19 maji në 1 qershor.
Zhvillimi i këtij turneu në vendin tonë në muajin qershor pritet të sjellë jo vetëm ekipe futbolli, por edhe tifozë, media ndërkombëtare e sponsorë të ndryshëm, duke e kthyer këtë event në një platformë të rëndësishme për promovimin e Shqipërisë në aspekt sportiv, turistik e ekonomik.