Aktualitet Politikë Zgjedhjet 2025

“Shqipëria është grua”/ Rama: 56% e zgjedhësve në rang vendi janë vajza e gra!

“Shqipëria është grua”, u shpreh kryesocialisti Edi Rama, në takimin “Vajzat dhe Gratë Socialiste për Shqipërinë 2030”, që çeli fushatën zgjedhore të PS-së.

 Edi Rama: Të dashura nëna, motra, bija kudo ku jeni. Sot jemi mbledhur njëkohësisht në të 12 qarqet e vendit, ku zhvillohen 12 garat e përballjes elektorale për kuvendin e ardhshëm për të nisur zyrtarisht fushatën e 11 majit. Duke qenë se ishte e vetmja mënyrë për të lidhur bashkë të gjitha forcat komando të forumit të gruas, menduam se më e udhës ishte të mblidheshin drejtueset dhe koordinatoret për të përcjellë një mesazh të drejtpërdrejtë: Shqipëria është grua! Europa është grua dhe suksesi për Shqipërinë 2030 varet në radhë të parë nga nënat, motrat dhe bijat e Shqipërisë, nuk ka asgjë që më bën më shumë krenarë se sa fakti se kjo parti politike mbështetet nga gratë. 56% e zgjedhësve gra dhe vajza në rang vendi mbështesin PS, në disa qarqe është më e lartë. Te burrat, kjo % është më e ulët. Mbështetjen më kuptimplotë të pjesës më të ndjeshme, të pjesës më të arsyeshme, të pjesës më sakrifikuese të popullit shqiptar, nuk do ta ndërroja kurrë me mbështetjen e pjesës tjetër, mbështetjen e burrave dhe djemve. Mes dy palëve nuk ka diskutim që zgjedh të parat nënat, vajzat. Sot, në ditën e rënies së gongut të fushatës, nuk do ta nisnim këtë etapë përveçse kështu me gratë dhe vajzat, që duke e njohur nga brenda organizimin e PS, mendoj se meritojnë të gjuhet komandot e armatës sonë në rang vendi, madje dhe jashtë Shqipërisë. Ju falënderoj të gjithave ju në këtë sallë dhe në 11 sallat e tjera.

Kryeministri Edi Rama në nisje të fushatës zgjedhore përmendi kontributin e madh të grave shqiptare në formimin e vendit.

Ai u shpreh se Parlamenti më parë ishte si odë otomane vetëm me burra, kurse tani jo vetëm drejtohet nga një grua, por pjesëmarrja e tyre është e madhe.

Rama: Ai flamur që keni qëndisur me shumë durim do ta mbulojë të gjithë hartën elektorale të 11 majit. Mëngjesin e 12 majit Shqipëria do të gdhihet e gjitha e mbuluar me rozë, që është ngjyra e grave dhe e vajzave, por edhe ngjyra e PS.

PS dhe fuqia e gruas nuk janë të rastësishme, janë të ndërlidhura kaq shumë me njëra tjetrën, është një sinergji shumë domethënëse se ka nisur të krijohet që 20 vite më parë kur i sapozgjedhur në krye vizitoja organizata dhe nuk kishte asnjë grua dhe asnjë vajzë, ajo që e bënte black out, dëshpërues takimin ishte përgjigja e pyetjes sime pse nuk ka asnjë grua në organizatë, ‘po ku ka gra këtu tek ne’, dhe unë vijoja ‘po juve kush ju ka pjellë?’ Kur ata s’reagonin shtoja pyetjen tjetër ‘në shtëpi kush kujdeset për ju’, imagjinoje sikur ju të largoheshit një muaj nga Shqipëria do ishte mbushur me burra me mjekra me flokë të gjata, të palarë rrugëve. Parlamenti ishte si odë otomane.