Aktualitet

Shqipëria përshëndet miratimin e marrëveshjes së Prespës nga Greqia

Miratimi i Marrëveshjes së Prespës nga Greqia është përshëndetur edhe në Shqipëri. Presidenti Ilir Meta vlerëson se ajo është e rëndësishme për integrimin euro-atlantik të rajonit. Ndërsa kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi thotë se Greqia bëri një veprim kurajoz dhe kontribues për paqen. Për liderin e Opozitës, Lulzim Basha marrëveshja i hap rrugën anëtarësimit në NATO të Maqedonisë së Veriut.