Shtëpia e Bardhë planifikon të shpërbëjë Task Forcën për koronavirusin, që drejtohet nga zv.presidenti Mike Pence. Kjo u bë e ditur nga presidenti Donald Trump i cili vizitoi një fabrikë të prodhimit të maskave në Arizona. Trump është i vendosur të ecë përpara me planet për rihapjen e ekonomisë, ndonëse kritikët vlerësojnë se ai po sakrifikon shëndetin e amerikanëve. Ndërkaq, kreu i Shtëpisë së Bardhë, i cili synon një mandat të dytë tha se demokratët shpresojnë në dështimin e politikave të tij kundër koronavirusit.