Fashion

Shtëpia franceze e modës emëron gjyshen e themeluesit si ambasadoren e parë të markës!

Për herë të parë në historinë e saj, shtëpia franceze e modës Jacquemus ka emëruar një ambasadore zyrtare të markës dhe besnike stilit të saj jo konvencional, gjyshen e vet themeluesit, Simon Porte Jacquemus. Liline, e cilësuar nga marka si “ikona origjinale”, ka lindur në vitin 1946 dhe është rritur në fshatin mesdhetar Alleins, në jug të Francës.

Figura e saj ka qenë prej vitesh një burim frymëzimi për Simon Porte Jacquemus, i cili shpesh ka folur për ndikimin e saj në vizionin estetik dhe emocional të markës. Sipas stilistit, forca, eleganca dhe autenticiteti i Liline mishërojnë thelbin e fe minitetit që Jacquemus synon të përcjellë, si dhe filozofinë e vet Maison-it.

Ndërkaq, një nuancë e veçantë e të gjelbrës, e njohur si chartreuse, pritet të jetë ngjyra më në trend e vitit 2026. Kjo nuance e të gjelbrës do të dominojë vitin 2026. Sipas ekspertëve të modës, kjo ngjyrë e ndezur nuk është vetëm një zgjedhje estetike, por edhe një mënyrë për të shprehur vetëbesim. Ata që e zgjedhin chartreuse dallohen menjëherë dhe krijojnë një pamje moderne, të freskët dhe plot energji.