Gjatë viteve të fundit, mënyra se si e përjetojmë shtëpinë ka ndryshuar rrënjësisht. Ajo nuk është më thjesht një vend për t’u kthyer pas pune, por është shndërruar në një hapësirë dinamike, ku punojmë, mendojmë, krijojmë, kujdesemi për veten dhe ndërtojmë identitetin tonë emocional. Në këtë kontekst ka shpërthyer një trend i ri i cili po fiton terren në botën e dizajnit, kulturës së jetesës dhe psikologjisë së mirëqenies.
Ky koncept vjen nga fjala atelier, studio arti, dhe përshkruan idenë se çdo shtëpi mund dhe duhet të përfshijë një hapësirë që i lejon njeriut të krijojë. Nuk ka rëndësi nëse ajo hapësirë përdoret për pikturë, journaling, qepje, dizajn digjital, prodhim bizhuterish, fotografi, editim video apo edhe gatim krijues. Rëndësia qëndron tek aktivi i krijimit, i cili është i nevojshëm për mirëqenien tonë mendore.
Pse ky trend po ndodh pikërisht tani?
Studiuesit e shëndetit mendor kanë vërtetuar se trupi dhe truri kanë nevojë për krijim, jo vetëm konsum. Ndërsa jeta moderne na ka mësuar të konsumojmë pamje, lajme, përmbajtje dhe informacione pafundësisht, mungesa e prodhimit sjell ndjesi boshllëku, lodhje emocionale dhe ulje të vetëbesimit. Prandaj, është një reagim psikologjik dhe emocional ndaj mbingopjes së përditshme. Në vend të shtëpive sterile, të pastra vetëm për estetikë, po rikthehen shtëpitë e jetuara, me libra të hapura mbi tavolinë, me fletore idesh, me një cep për pikturë ose me një tavolinë pune që nuk duhet të “fshihet” kur vjen dikush për vizitë.
Si po ndryshon estetika e brendshme?
Ky trend po nxit:
- Mobilje të lehta për t’u zhvendosur
- Sipërfaqe pune të qarta, por jo të zbrazëta
- Rafte të mbushura me mjete krijimi, jo vetëm dekor
- Dritë natyrale të maksimizuar
- Tekstura të buta dhe materiale natyrale (dru, pambuk, lino)
- Hapësira e jetesës tashmë merr frymë dhe i jep hapësirë mendjes të lëvizë lirshëm.
Në rrjetet sociale, sidomos TikTok dhe Pinterest, videot e “home atelier corners” po bëhen virale. Nuk janë më të preferuara shtëpitë ultra-luksoze dhe minimaliste, por ato që tregojnë shenjën e jetës: një telajo në proces, një buqetë lulesh të egra në gotë, libra të shënuar me laps, aroma e qirinjve të butë.