Mosha është thjesht një shifër për Denise Richards. Aktorja 53-vjeçare, po shijon suksesin përveç kinematografisë edhe në platformën OnlyFans. Richards ka zbuluar së fundmi se ajo arrin të fitojë shifrën marramendëse prej 2 milionë dollarë në muaj nga fotot dhe videot që poston në OnlyFans.
Aktorja iu bashkua platformës së famshme me përmbajtje erotike disa muaj më parë, duke mbështetur vajzën e saj 18-vjeçare, e cila tashmë kishte një llogari të tillë. Ajo duket se nuk është shqetësuar aspak nga komentet negative që merr dhe në një intervistë për SiriusXM ka mbrojtur vendimin e saj për të siguruar jetesën në formën që ajo do.
Unë tregoj gjoksin dhe vaginën time dhe tashmë mund ta gjeni atje nëse e kërkoni në google. Ndonjëherë, më duhet të shkojë edhe përtej kufijve që i kam vendosur vetes, edhe nëse është vetëm për një herë.
Madje Richards theksoi se ai që e ndihmon duke i dhënë ide për materialin që poston në profilin e saj është bashkëshorti, Aaron Feipers.
Aaron është përgjegjës për shumë nga përmbajtjet që ngarkoj. Ai e di se çfarë pëlqejnë meshkujt. Unë i tregoj gjërat dhe e pyes se çfarë mendon.