Celebrities Gossip Showbiz

Si e mësoi ish bashkëshorti i Gisele Bundchen, Tom, shtatëzaninë e saj?

Modelja e suksesshme, Gisele Bündchen ka njoftuar se është në pritje të fëmijës së tretë, por është siguruar që lajmi më parë të shkonte tek ish-bashkëshorti i saj, Tom Brady, dhe fëmijëve të saj para se të bëhej publik. Ajo i tregoi Tomit dhe dy fëmijëve të tyre, Benjamin dhe Vivian, për shtatzëninë e saj përpara se të dilte në media, pasi donte që ata ta merrnin vesh nga ajo dhe jo nga lajmet.

Burime pranë çiftit kanë treguar se Gisele dhe partneri i saj i ri, Joaquim Valente, janë të lumtur për këtë kapitull të ri në jetën e tyre dhe po planifikojnë të krijojnë një ambient të qetë dhe të dashur për familjen e tyre. Gisele gjithashtu po planifikon një lindje natyrale në shtëpinë e saj në Miami.

Gjithashtu kujtojmë se Gisele dhe Tom finalizuan divorcin në tetor të vitit 2022, dhe ajo filloi lidhjen me Joaquim në qershor 2023 pas një miqësie të gjatë mes tyre.