BBV - Live nga shtëpia - NEWS Magazine

“Si është kjo historia jote me Gertën?”- Jozi: I duket vetja luaneshë, kur del para pasqyre bën ‘mjau’….

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” janë në qendër të vëmendjes. Banorët e “BBV4” po përfliten kudo në rrjet dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”. Tashmë vjen dhe emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “Big Brother VIP” vijnë me një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri. Aty Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.

Shumë surpriza e të pathëna janë të rezervuara për ju! Banorët tuaj të preferuar do të na rrëfejnë gjithçka në emisionin e tyre radiofonik në Top Albania Radio…

Në programin e sotëm që moderohet nga Rozana Radi të ftuarit e parë  janë, Jozi, Aldo dhe Laerti.

Në një bashkëbisedim Rozana e pyet Jozin se si qëndron marrdhënia me Gertën pas mosmarrëveshjeve të fundit që kanë hasur për emrat e finalistëve.

Jozi në mënyrë humoristike përgjigjet që “Gertës i duket vetja luaneshë, ndërkohë para pasqyre është një mace”.

Rozana-Si është kjo historia jote me Gertën?

Jozi- Gerta është tip që i del punë dhe me jastëkun e vet, dhe tani thotë pse Rozana Radi, e ka kap një stres shumë i madh, ndihet e tensionuar.

Rozana- Je një nga djemtë që i ke ndenjt shumë afër…

Jozi- Gertës i duket vetja luaneshë, por kur del para pasqyre bën vetëm një mjau, si ato macet….