Tech Top Tech - News

Si ka mundësi që AI di gjithçka…edhe kur i drejtohen pyetje të komplikuara që kërkojnë logjikë?!

Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.

A jemi të veçantë sepse flasim? Apo thjesht sepse deri dje vetëm ne dinim ta analizojmë gjuhën? Ja ku fillon dilema.
Për herë të parë, Inteligjenca Artificiale ka treguar se jo vetem po flet bukur, por po mendon për gjuhën pothuajse si një ekspert njerëzor. Jo thjesht të formojë fjali, por t’i zbërthejë, t’i analizojë, t’i kuptojë në thellësi. Me pak fjalë: jo më “thjesht parashikon fjalën tjetër”, por kupton çfarë po ndodh brenda fjalisë.
Modelet u testuan me fjali të komplikuara, me struktura që të bëjnë trurin lëmsh edhe si njeri. Fjalë brenda fjalëve, fjali brenda fjalive, kuptim mbi kuptim. Dhe surpriza? Një model ia doli jo vetëm t’i analizojë si duhet, por edhe t’i zgjerojë, sikur të ishte njě student i dedikuar i gjuhës, që ka pirë kafe shumë të fortë.
Inteligjenca Artificiale tregoi se mund të kuptojë fjali që kanë më shumë se një kuptim – diçka që zakonisht kërkon logjikë, kontekst dhe “common sense”.
Kjo nuk do të thotë që Inteligjenca Artificiale tani eshte bërë poet, filozof apo gjuhëtar kreativ. Ende jo. Por po na tregon diçka pak të frikshme: ajo që mendonim se ishte ekskluzivisht njerëzore, po çahet nga pak.