Nëse je një grua që dëshiron të martohesh, mund të ndihesh e pasigurt nëse i dashuri yt është gati për të propozuar. Shumë gra kalojnë kohë duke pritur për një propozim që nuk vjen kurrë, gjë që mund të jetë jo vetëm shqetësuese, por gjithashtu të krijojë pasiguri në lidhje me të ardhmen. Ja disa shenja që mund të tregojnë se partneri yt nuk është ende gati për të bërë hapin e madh:
Shmang pjesëmarrjen në dasma– Një burrë që ka interes për martesën do të jetë i emocionuar për të marrë pjesë në dasma, ndërsa një burrë që nuk është gati mund ta ketë të vështirë të shkojë në dasma të të tjerëve.
Nuk flet kurrë për martesën– Nëse çdo herë që hapet tema e martesës ai ndryshon temën, kjo është një shenjë që martesa nuk është në planet e tij afatgjata.
Refuzon të bëjë plane afatgjata– Kur partneri yt është gjithmonë i gatshëm për plane afatshkurtër, por nuk flet për të ardhmen, mund të jetë një tregues që martesa nuk është prioriteti i tij.
Justifikon gjithçka – Kur ai vazhdimisht ka justifikime për të shmangur bisedat për martesën dhe të ardhmen, mund të ketë diçka që nuk shkon.
Të thotë ‘Po mirë jemi kështu’– Nëse ai tregon se është i kënaqur me statusin e lidhjes tuaj pa ndonjë plan për të ndryshuar, kjo mund të nënkuptojë që ai nuk ka ndërmend të të propozojë.
Jeton akoma në të kaluarën– Nëse ai vazhdon të flasë për eksperiencat e tij të kaluara dhe nuk ka interes për të ardhmen, mund të jetë një shenjë që nuk është mjaft i pjekur për një angazhim të tillë.
Nuk tregon interes për të ardhmen tuaj së bashku– Kur ai është indiferent ndaj planeve tuaja për të ardhmen, mund të jetë një shenjë që nuk sheh një të ardhme të përbashkët.
Preferon të shoqërohet me shokë beqarë– Burrat që rrethohen më shumë nga shokët e beqarë mund të kenë tendencën të vonojnë angazhimin për shkak të ndikimeve shoqërore që i bëjnë të ndihen më komodë me stilin e jetesës së beqarëve.
Nuk flet për krijimin e një familjeje– Nëse ai nuk është i interesuar të diskutojë për krijimin e një familjeje, kjo mund të jetë një shenjë se nuk është i gatshëm të të bëjë pyetjen e madhe.
Këto janë disa nga shenjat që mund të të ndihmojnë të kuptosh se i dashuri yt mund të mos jetë gati për martesë. Nëse gjen shumë prej këtyre shenjave, është mirë të rishikosh të ardhmen e lidhjes tuaj.