Shumë njerëz mendojnë se për të fituar simpatinë apo respektin e dikujt, duhet t’i ndihmojmë, t’u bëjmë nder ose të japim më shumë. Por një fenomen psikologjik interesant, i quajtur “Efekti Benjamin Franklin”, sugjeron të kundërtën: njerëzit kanë më shumë gjasa të të pëlqejnë nëse ti u kërkon ndihmë atyre.
Ky efekt është quajtur kështu pasi vetë Benjamin Franklin e përmendi në kujtimet e tij. Kur donte të fitojë simpatinë e një kundërshtari politik, nuk i bëri një nder, por i kërkoi një të tillë, konkretisht, i kërkoi hua një libër të rrallë. Pasi kundërshtari ia dha librin dhe Franklin e ktheu me mirënjohje, raporti mes tyre ndryshoi dhe u bënë miq.
Çfarë thotë shkenca?
Një studim nga Universiteti i Harvardit vërtetoi këtë efekt: kur dikush të ndihmon, truri i tij përpiqet ta justifikojë veprimin dhe bind veten se “duhet të më pëlqejë ky person, që ia bëra nderin.” Është një mekanizëm që shërben për të shmangur konfliktin e brendshëm të motivit.
Si ndikon në marrëdhënie?
- Në vend që të sforcohesh për të rënë në sy, kërko ndihmë të vogël.
- Kjo krijon ndjenjën e besimit dhe vlerësimit, duke i bërë të tjerët të ndihen të rëndësishëm.
- Forcon lidhjet emocionale dhe zhduk barrierat e krenarisë apo rivalitetit.
Si mund ta përdorësh?
- Në vendin e punës, kërko opinionin e dikujt për një ide.
- Në marrëdhënie të reja, kërko një rekomandim ose një ndihmë praktike.
- Në jetën personale, lër të tjerët të ndihen të dobishëm, kjo forcon afërsinë.
Pra, herën tjetër që do të duash të afrohesh me dikë, mos mendo të japësh më shumë, mjafton të kërkosh pak. Kjo i bën njerëzit të ndihen të vlefshëm dhe ty më të afërt.