Të qetësosh fëmijët rebelë ndërsa qajnë dhe ndihen të irrituar nuk është aspak e thjeshtë. Detyra më e vështirë për të qetësuar një fëmijë bie mbi supet e nënës. Kështu që Kate Middleton ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe të gjithë nënave për taktikat e saj si mund të qetësohen fëmijët e vegjël. Ajo admirohet shpesh për durimin e madh që ka me fëmijët dhe mënyrën se si i qetëson ata vetëm për disa sekonda. Në këtë artikull ju do të mësoni tre truke të thjeshta që do të qetësojnë fëmijët tuaj si me një ‘prekje magjike’.
1.Kate Middleton ledhaton me dorë kokën e fëmijës në mënyrë miqësore. Kate Middleton është nënë e 3 fëmijëve: George, Charlotte dhe Louis. Dukesha dhe bashkëshorti i saj, William, shpesh marrin fëmijët e tyre me vete kur vizitojnë ngjarje publike dhe nuk është për t’u habitur që herë pas here fëmijët mund të lodhen ose të mërziten dhe të fillojnë të qajnë. Pra, çfarë është ajo që bën Kate për të qetësuar këta fëmijë në publik? Ajo thjesht ledhaton me dorë ëmbëlsisht mbi kokën e tyre.
2.Ajo ulet në gjunjë për të kontaktuar sy më sy me fëmijën. Sa herë që duhet të qetësoni fëmijën tuaj nga të qarat është një ide e mirë të uleni përballë tyre dhe t’i shikoni thellë në sy. Sipas ekspertëve, kjo mund ta bëjë fëmijën tuaj të ndjehet sikur jeni aty për ta, duke i kushtuar vëmendje dhe të gatshëm për të dëgjuar. Gjithashtu kjo i ndihmon ata të ndihen më të lidhur me ju dhe më të mbrojtur.
3. Tërheq vëmendjen e tyre. Kur fëmija ndihet i shqetësuar, Kate Middleton i tërheq vëmendjen duke i treguar me gisht diçka argëtuese jashtë në natyrë. Dukesha gjithashtu sigurohet që fëmijët e saj të kalojnë mjaft kohë në natyrë. Nëna mbretërore beson se të qenit afër natyrës është shumë e mirë për shëndetin fizik dhe mendor të fëmijëve. Kate është e sigurt që të shijosh gjëra të thjeshta, si të bësh një shëtitje së bashku me fëmijët, është thelbësore për raportin prind-fëmijë.