Lifestyle

Sipas psikologëve, çfarë tregon për një person shmangia e konflikteve?

Shmangia e konflikteve nuk është gjithmonë tregues i qetësisë, por shpesh një mënyrë për të mbrojtur veten nga ndjenja e inferioritetit.

Sipas psikologes Anne-Marie Mormin, kjo sjellje lidhet me përvoja të vështira në fëmijëri dhe frikën nga përballja.

Individët që shmangin përplasjet shpesh ndihen të pasigurt dhe e kompensojnë tensionin përmes zakoneve si izolimi, puna e tepërt, konsumi i duhanit apo ushqimeve të ëmbla.

Kjo shmangie nuk zgjidh problemet, por shton ngarkesën emocionale.

Psikologët theksojnë se përballja me konfliktet është e nevojshme për zhvillimin personal dhe ruajtjen e balancës emocionale.