Aktualitet

Situatë alarmante në Borsh, flakët jashtë kontrollit u afrohen shtëpive! Terreni i vështirë pengon punën e zjarrfikësve

Zjarri në malin e Borshit vijon ende, në intensitet të lartë, teksa situata është alarmante.

Edhe pse zjarrfikësit e Himarës gjatë gjithë ditës kanë qenë në terren, nuk kanë arritur ta marrin situatën nën kontroll.

Terreni i vështirë ka qenë ai i cili ka vështirësuar punën e forcave zjarrfikëse.

Zjarri po i afrohet Piqerasit dhe Borshit, teksa në rrezik janë banesat.

Flakët vijojnë të lëshojë tym, i cili përfshin të gjithë vijën bregdetare nga Borshi, Qeparoi deri në Himarë.