Aktualitet Lajmet e fundit

Sinoptikania jep lajmin e mirë për ditët në vijim: Temperaturat do të…

Sot u shënua dita më e nxehtë e vitit,  teksa termometri regjistroi 43 deri në 44 gradë celsius.

Sinoptikania nga Shërbimi Meterologjik Ushtarak Besa Sherollari, tha se kjo ishte dita ku duhej treguar kujdes, por shtoi se lajmi mirë vjen nga dita e nesërme ku temperaturat do të ulen ndjeshëm dhe në vijim, termometri nuk do t’i kalojë 37-38 gradë celsius.

“Temperaturat pritet që sot të shkojnë në 43 gradë celsius, lokalisht 44, por lajmi i mirë është që nga dita e nesërme presim një tërheqje të këtyre temperaturave dhe termometri nuk do t’i kalojë më shumë se 37-38 gradë celsius kryesisht në zonat e ulëta dhe bregdetare”, tha Sherollari.

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 29 vatra zjarri, prej të cilave 13 vazhdojnë të jenë aktive dhe 6 në monitorim. Ministria e Mbrojtjes njofton se zjarret kanë përfshirë zona të ndryshme në Vlorë, Delvinë, Selenicë, Gjirokastër, Dibër, Mat, Bulqizë, Elbasan, Lezhë, Korçë, Devoll, Maliq, Pogradec, Berat, Poliçan, Kukës, Tiranë dhe Fier.