Aktualitet

Skandali për zgjedhjen e drejtorit të ri/ Kuvendi ‘shkrin’ Këshillin Drejtues të RTSH!

PD dhe PS janë bërë bashkë, duke shkrirë Këshillin Drejtues të RTSH-së.

Anëtarët që janë shkarkuar sot nga parlamenti janë Gëzim Podgorica, Genc Përmeti, Leka Bungo. Gjithashu janë shkarkuar edhe Ilir Keko, Albert Minga, Dionis Papadhimitri, Ëngjëll Ndocaj, Edmond Tullumani, Mevlan Shanaj, Milena Selimi dhe Ardita Reçi.

Kriza në RTSH nisi pas skandalit në garën për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm. Tashmë procesi është pezulluar.

Gara nxori në pah një sërë abuzimesh të Këshillit drejtues të RTSH-së, nga shpërdorimi i fondeve e deri te konflikti i interesit.

Gjithashtu, PS e PD kanë bashkuar votat duke miratuar ndryshimet e reja në Kod Zgjedhor, që lehtësojnë votën e diasporës. Drafti i ndryshimeve u miratua me 108 vota pro dhe me pëlqimin e Presidentit Begaj, ndryshimet futen në fuqi menjëherë.

Lexo Edhe: PS dhe PD bashkojnë votat për diasporën! Miratohen me 112 vota pro ndryshimet e Kodit Zgjedhor!