Gossip Showbiz

Skenat që e tronditën edhe vetë atë? Rrëfimi i papritur i Ali Larter nga xhirimet e “Landman”…

Aktorja amerikane Ali Larter ka bërë një deklaratë të sinqertë që ka surprizuar fansat, duke pranuar se një nga sfidat më të mëdha të karrierës së saj lidhet pikërisht me xhirimin e skenave me bikini në serialin “Landman”.

Në një intervistë për revistën People, Larter tregoi se, edhe pse ka vite përvojë në industrinë e filmit dhe ruan një formë të mirë fizike, përballja me kamera në skena të tilla mbetet një provë e vështirë.

Në serialin “Landman”, ajo interpreton Angelan, bashkëshorten vetëbesuese të personazhit Tommy, i luajtur nga Billy Bob Thornton.

Karakteri i saj shfaqet shpesh me veshje provokuese, rroba të ngushta apo rroba banje, pjesë thelbësore e historisë që tregohet.

Nuk besoj se ka ndonjë aktore që i pret me kënaqësi skenat me bikini. Për mua janë më të vështirat dhe nuk janë aspak të preferuarat, por janë të nevojshme për rolin

-u shpreh Larter.

Ajo theksoi se ndërtimi i personazhit kërkon disiplinë të vazhdueshme fizike, ushtrime, kujdes për trupin dhe pamjen e jashtme. Megjithatë, sipas saj, sfida më e madhe nuk është fizike, por emocionale.

Duhet të përballem çdo herë me pasiguritë dhe ankthin tim për të dalë me bikini përpara kamerave

-rrëfeu aktorja me ndershmëri.

Larter shtoi se, ndryshe nga këto skena, ajo ndihet shumë më rehat dhe e lidhur emocionalisht me momentet më të qeta dhe dramatike të serialit.

Dy sezonet e para të “Landman” janë aktualisht të disponueshme për t’u ndjekur në platformën Paramount.