Sport

Skënder Gega, trajneri i ri i Partizanit

Skënder Gega është trajneri i ri i Partizanit. Mësohet se ish-futbollisti i demave të kuq, që ka drejtuar vitet e fundit Kombëtaren U-19 dhe U-21 të Shqipërisë, si dhe klubin nga Kuvajti, Al-Jahra, ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e klubit. Pritet që Gega të prezantohet nesër nga klubi i Partizanit, duke zhvilluar edhe stërvitjen e parë me djemtë e ekipit.