Edhe pse shumë njerëz ndihen në siklet kur skuqen, duke menduar se duken të pasigurt apo të turpshëm, shkenca tregon të kundërtën: skuqja e fytyrës na bën të dukemi më të sinqertë dhe më të besueshëm.
Sipas zbulimeve të Charles Darwinit, njerëzit janë e vetmja specie që skuqen nga turpi, një shprehje që ai e cilësoi si ndër më të veçantat dhe më thellësisht njerëzore.
Ky reagim mendohet të jetë një mekanizëm mbrojtës social që lidhet me ndjenjat e turpit dhe fajit.
Një tjetër fakt interesant është se skuqja e lehtë e fytyrës na bën gjithashtu më tërheqës në sytë e gjinisë së kundërt.
Sipas një studimi të publikuar në revistën “Journal of Personality and Social Psychology”, personat që skuqen konsiderohen më të besueshëm dhe më zemërgjerë se ata që nuk shfaqin këtë reagim.
Nga ana biologjike, skuqja ndodh për shkak të lirimit të adrenalinës në situata të sikletshme, e cila rrit qarkullimin e gjakut dhe zgjeron enët e gjakut në fytyrë.
Ky proces është i lidhur me sistemin nervor dhe ndodh pa ndërhyrjen tonë të vetëdijshme, duke shkaktuar jo vetëm skuqje, por edhe rrahje më të shpejta të zemrës, frymëmarrje të thelluar dhe ndonjëherë edhe djersitje.
Në vend që të ndjeheni në siklet për skuqjen, dijeni që ajo është një shenjë natyrale e ndershmërisë dhe autenticitetit.