Sport

Sondazhi i TAR/ Finalja e UEFA Champions League, cila skuandër do të fitonte?!

Paris Saint-Germain është kampion i Europës për herë të parë në histori! Klubi francez realizoi një finale të jashtëzakonshme në Allianz Arena, duke shkatërruar Interin me rezultatin e thellë 5-0 në një mbrëmje që do të hyjë në historinë e klubit dhe të Ligës së Kampionëve.

Ekipi i Luis Enrique-s dominoi ndeshjen nga fillimi në fund, me yje si Doué, Dembele, Hakimi, dhe në fund Mayulu, që e përmbyllën spektaklin.

Lidhur me këtë në faqen e Top Albania Radio ne zhvilluam një sondazh, ku kemi pyetur “Finalja e UEFA Champions League, cila skuandër mendoni se do të fitojë” dhe ndjekësit kanë votuar si më poshtë:

Ndërkohë sondazhi i ri kalon krejtësisht në një temë tjetër. Duke qenë se sezoni veror sapo ka nisur dhe tani e vetmja gjë që mendojmë është se ku do t’i kalojmë pushimet verore. Në lidhje me këtë pyetja është: “Duke qenë se jemi zyrtarisht në sezonin veror ku po planifikoni t’i kaloni pushimet?”

Për të votuar kliko këtu!