Sport

Sondazhi i TAR/ Finalja e UEFA Europa League, cila skuandër do të fitonte?!

Tottenham Hotspur është shpallur fitues i Europa League, pas fitores 1-0 kundër Manchester United. Goli i Brennan Johnson-it ndihmoi Tottenham Hotspur-in t’i jepte fund mungesës së trofeve me një fitore 1-0 ndaj Manchester United në finalen e Europa League, në Bilbao.

Fitorja për Spurs do të thotë një vend në Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm së bashku me pesë ekipe të tjera angleze, pavarësisht se ndodhen në vendin e 17-të në Premier League. United, i 16-ti në renditje do të përfundojë sezonin më të keq në dekada pa një trofe, edhe pse mbetën të pamposhtur në garën dytësore të klubeve të Evropës këtë sezon.

Lidhur me këtë në faqen e Top Albania Radios ne ngritëm një sondazh, ku kemi pyetur “Finalja e UEFA Europa League, cila skuandër mendoni se do të fitojë” dhe ndjekësit kanë votuar si më poshtë:

Ndërkohë sondazhi i ri është bazuar sërisht tek ndeshjet e rëndësishme të futbollit. Bëhet fjalë për finalen e madhe të Champions League mes skuadrës së Interit dhe PSG. Pyetja është: Finalja e madhe e Champions League, cila skuadër mendoni se do fitojë?

Për të votuar kliko këtu!