Film & Tv Magazine

Sondazhi i TAR/Kush mendoni se do të jetë fituesi i “Big Brother VIP 4″?

Këngëtari nga Kosova, Gjesti, ka triumfuar në finalen e madhe të edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, duke u shpallur fitues i këtij spektakli të ndjekur gjerësisht. Në një garë të ngushtë me këngëtaren Rozana Radi, ai arriti të sigurojë çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Lidhur me nominimin se kush do të fitonte çmimin e madh të këtij reality show, në faqen tonë të Web-it, ne ngritëm një sondazh ku pyesim lexuesit tanë se cilët nga banorët do ta fitojë atë. Përgjigjet ishin këto:

Gjesti: 68%

Rozana: 21%

Egli: 8%

Laert: 2%

Shënim: Rezultatet e sondazhit tregojnë vetëm mendimin e lexuesve në faqen e Top Albania Radios dhe nuk kanë asnjë lidhje me televotimin zyrtar nëpërmjet mesazheve.

Ndërkohë, sondazhi i ri në faqen e Top Albania Radio-s ngre pyetjen: “3 javë nga dita e zgjedhjeve parlametare të 11 Majit, për kë do te votoni?″?” Klikoni në këtë link për të dhënë mendimin tuaj.