Kërkesa e Presidentit Bajram Begaj për t’i ndërprerë mandatin gjyqtares Sonila Bejtja është pranuar nga Gjykata Kushtetuese.
Pas këtij vendimi, Kushtetuesja do të shpallë vakancën.
Ndërsa kreu i shtetit duhet të nisë procedurat për anëtarin që do të zëvendësojë Bejtjën.
Në vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese ka sqaruar interpretimin mbi mandatin e anëtarëve aktualë, duke theksuar se, në këtë fazë tranzitore, do të zbatohet parimi i përtëritjes së pjesshme të përbërjes së saj.