Tirana është veshur këto ditë me ngjyrat dhe dritat e festave të fundvitit, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe festive në kryeqytet. Sheshi “Skënderbej” është kthyer në pikëtakimin e qindra qytetarëve dhe familjeve, të cilët ndalen për të bërë fotografi, për të shijuar muzikën dhe për të ndjerë nga afër magjinë e festave.
Këto ditë janë gjithashtu një moment reflektimi për vitin që po mbyllet, por edhe një kohë shprese për një fillim të ri.
Gjatë mbrëmjes në sheshin “Skënderbej” do të zhvillohen koncerte me këngëtarë të njohur të vendit, ku qytetarët do të kenë mundësinë të presin vitin e ri nën tingujt e muzikës dhe atmosferën festive.