Celebrities Gossip Showbiz

Një lexues buzësh zbulon se çfarë i tha Donald Trump Kate Middleton gjatë vizitës zyrtare në Britaninë e Madhe!

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania, ishin së fundmi në Londër, në kuadër të një vizite zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar. Helikopteri i tyre u ul në Kopshtin e Kështjellës Windsor, ku u pritën nga Princi William dhe Princesha Kate Middleton. Sipas raportimeve të mediave britanike dhe analizave të leximit të buzëve, Trump e përshëndeti fillimisht Princin William me fjalët: “Përshëndetje, miku im, si je?”, pastaj iu drejtua Kate Middleton duke i thënë: “Përshëndetje, bukuroshe”.

Melania gjithashtu përshëndeti princin dhe princeshën ngrohtësisht, duke i thënë Williamit: “Është kënaqësi t’ju shoh”, të cilës Kate i tha: “Si jeni?”. Biseda vazhdoi gjatë një shëtitjeje në kopsht, kur thuhet se Trump i tha Princit William: “Ka kaluar disa kohë që kur më ke folur”. Pastaj Williami iu drejtua gruas së tij me fjalët: “Ai kishte mungesë të bisedave tona të shkurtra”.

Princi më pas i sugjeroi Trump-it: “Mund të flasim tani që je këtu për vizitë”, të cilës presidenti amerikan iu përgjigj: “Kemi shumë për të diskutuar, ka pasur shumë ndryshime”. Pas këtij takimi, Donald Trump dhe Melania shkuan për të përshëndetur Mbretin Charles dhe gruan e tij, Mbretëreshën Camilla.

Ndërkaq, Middleton për ata që nuk e dinë ka një pasuri kolosale. Pasuria e saj vjen kryesisht nga martesa me trashëgimtarin e fronit, por ajo ka edhe pasuri nga familja e saj. Middleton vjen nga një familje e klasës së mesme të lartë që i kanë fituar paratë e tyre përmes organizimit të festave të fëmijëve. Sipas Celebrity Net Worth, Princesha e Uellsit vlerësohet të ketë një pasuri me vlerë 10 milionë dollarë. Pasuria e saj personale mbetet e ndarë nga ajo e bashkëshortit të saj, e cila vlerësohet, sipas Celebrity Net Worth, në 100 milionë dollarë.