Celebrities Gossip Showbiz

Stresi reagon për hyrjen e Gjestit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”!

Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, vazhdon të mbështesë këngëtarin Gjesti pas largimit të tij nga “Big Brother VIP Kosova 3”.

Pas eliminimit nga ky edicion i reality show-t, Gjesti i surprizoi të gjithë kur u shfaq në edicionin e katërt të “Big Brother VIP Albania”.

Me këtë rast, Stresi e përshëndeti me një mesazh të ngrohtë dhe inkurajues, duke shkruar:

Ka puls. Mirë se vjen në shtëpi, Gjestinjo, shijoje

Gjesti bëri bujë përpara hyrjes së tij në “Big Brother Albania” me një video ku shfaqej duke thënë:

Jam i lodhur, por sërish ka puls

– një deklaratë që reflektonte vendosmërinë dhe energjinë e tij për të vazhduar përpara.

Gjatë kohës që ka qëndruar në shtëpi, ai ka fituar zemrat e publikut me karakterin e tij tërheqës dhe sjelljen pozitive, duke u mbështetur edhe nga figura të njohura, mes tyre edhe Stresi.