Health & Beauty

Studim, dëgjimi i dobët rrit rrezikun e dështimit të zemrës!

Dëgjimi i dobët rrit rrezikun e një personi për të zhvilluar probleme të zemrës, sipas një studimi. Studiuesit sugjerojnë se shqetësimi psikologjik i shkaktuar nga dëmtimi i dëgjimit luan një rol të dukshëm. Ekspertët në Kinë analizuan të dhënat e “Biobank” në Britaninë e Madhe të marra nga 164 431 njerëz që kishin përfunduar testet e krijuara për të përcaktuar aftësinë e dëgjimit. Nga totali i tyre, rreth 160 062 nuk përdornin aparate dëgjimi.

Ata u ndanë në tre grupe bazuar në performancën e tyre në një test (DTT), i cili kontrollon problemet e dëgjimit duke përdorur kombinime të rastësishme të shifrave kundër zhurmës së sfondit. Të gjithë njerëzit e përfshirë, fillimisht në analizë nuk kishin insuficiencë kardiake, por, gjatë një periudhe ndjekjeje prej më shumë se 11 vitesh, rreth 4 449 prej tyre e zhvilluan këtë gjendje.

Dështimi i zemrës ndodh kur zemra nuk mund të pompojë gjak në mënyrë efektive, duke çuar në simptoma si lodhje, gulçim dhe ënjtje të këmbëve dhe kyçeve. Studiuesit zbuluan se personat që kishin nevojë për të folur me zë më të lartë për të kuptuar fjalët kishin një rrezik në rritje të dështimit të zemrës. Krahasuar me personat me dëgjim normal, pjesëmarrësit me dëgjim të pamjaftueshëm, dëgjim të dobët ose që përdornin një aparat dëgjimi kishin rreziqe më të larta të dështimit të zemrës.

Nivelet e larta të SRT u shoqëruan gjithashtu me shqetësime psikologjike, izolim social dhe neuroticizëm tek personat që nuk mbanin aparate dëgjimi. Ndërkaq, një studim i fundit zbuloi një lidhje midis sëmundjes kronike të veshkave, diabetit të tipit 2 dhe rritjes së rrezikut të sëmundjeve të zemrës Njerëzit që kanë një ose të dyja gjendje mund të zhvillojnë sëmundje kardiovaskulare 8 deri në 28 vjet më herët në krahasim me njerëzit që janë të shëndetshëm. Sëmundja kronike e veshkave dhe diabeti i tipit 2 janë pjesë e të ashtuquajturës sindromë kardiovaskulare-renale-metabolike (CKD), një grup faktorësh shëndetësorë që rrisin ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru dhe problemeve të tjera serioze me zemrën dhe enët e gjakut.