Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Studim/Të hash makarona sjell më shumë lumturi se…

Një studim i fundit sugjeron se konsumimi i makaronave mund të sjellë ndjenja më të mëdha lumturie krahasuar me dëgjimin e muzikës apo aktivitetin sportiv. Sipas studiuesve, ushqimet e pasura me karbohidrate, si makaronat, ndihmojnë në rritjen e nivelit të serotoninës, hormonit që lidhet drejtpërdrejt me ndjenjën e mirëqenies dhe qetësisë.

Gatimi i makaronave për shumë prej nesh është thuajse instinktiv. Në fund të fundit, është një nga ushqimet e para që mësojmë t’i gatuajmë vetë edhe nëse ato përpjekje të para kanë qenë vetëm makarona me djathë. Megjithatë, është befasuese sa shumë njerëz ende bëjnë gabime të zakonshme gjatë përgatitjes së tyre, gjë që ndikon ndjeshëm në shijen dhe teksturën përfundimtare të pjatës. Nëse ka një rregull bazë që duhet mbajtur mend në gatimin e makaronave, është kriposja e duhur e ujit. Ky është momenti i vetëm kur mund të jepni shije vetë makaronave, çdo gjë tjetër ndikon vetëm në salcë.

Uji për makarona duhet të jetë mjaftueshëm i kripur, ashtu si një supë e mirë pule. Provoni ujin përpara se të hidhni makaronat, nëse nuk është aq i kripur sa një lëng i shijshëm, shtoni nga një lugë kripë derisa të arrini balancën e duhur. Ndërsa kripa është e domosdoshme, vajin duhet ta shmangni. Shumë mendojnë se shtimi i vajit në ujë ndihmon që makaronat të mos ngjiten, por në të vërtetë ndodh e kundërta; vajit i krijon një shtresë rrëshqitëse mbi sipërfaqen e tyre, që pengon lidhjen e mirë të salcës më vonë. Rezultati? Makaronat duken të lëmuara, por salca rrëshqet dhe nuk ngjitet asnjëherë siç duhet.