Bota

Sulme të reja me raketa dhe dronë nga Irani, Emiratet e Bashkuara Arabe raportojnë neutralizimin e shumicës së tyre!

Ministria e Mbrojtjes e Emiratet e Bashkuara Arabe njoftoi se sistemet e saj kundërajrore kanë neutralizuar dy raketa balistike dhe tre dronë të lëshuar nga Irani.

Sipas autoriteteve, si pasojë e incidenteve tre persona kanë mbetur të plagosur lehtë. Ministria bëri të ditur gjithashtu se që nga fillimi i sulmeve nga Teherani, janë zmbrapsur gjithsej 551 raketa balistike, 29 raketa cruise dhe 2.263 dronë.

Në rrjetet sociale janë shpërndarë pamje me re tymi pranë aeroportit të Dubait, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende një reagim zyrtar nga pala iraniane për ngjarjen.