Mediat raportojnë se ka shkuar në 40 të vrarë numri i viktimave nga sulmet në dy xhami të qytetit Christchurch në Zelandën e Re. Por, bilanci nuk konfirmohet zyrtarisht. Ndërkaq, Policia arrestoi 4 atentatorët e dyshuar, tre meshkuj dhe një femër. Mësohet se para se të hapte zjarr, njëri prej tyre, me shtetësi australiane, shpalosi një banderolë me një mbishkrim kundër emigrantëve.