Bota

Sulmet vdekjeprurëse ruse në Kiev, Trump reagon ashpër: Vladimir, STOP!

Donald Trump i ka dërguar një mesazh herët në mëngjes Vladimir Putinit, pas sulmeve vdekjeprurëse ruse mbi Kivein.

Duke shkruar në llogarinë e tij në Truth Social pak para orës 08:30 me orën lokale në Uashington DC, Trump dënoi sulmet vdekjeprurëse në Kiev .

“Vladimir, STOP! 5000 ushtarë në javë po vdesin. Le të përfundojmë Marrëveshjen e Paqes”, shkroi ai.

Mesazhi i prerë vjen vetëm disa orë pasi Trump kritikoi presidentin ukrainas në të njëjtën platformë.

Ai [Zelensky] mund të ketë paqe ose, ai mund të luftojë edhe për tre vjet të tjera përpara se të humbasë të gjithë vendin, shkroi Trump të mërkurën, duke shtuar se Zelensky ishte “njeriu pa letra për të luajtur”.

Mesazhi i Trump për Putinin është një dënim relativisht i rrallë i sulmeve pothuajse të përditshme ruse në Ukrainë, dhe një shenjë e zhgënjimit të tij.

Më herët, Zelensky tha se Ukraina nuk sheh presion të fortë ndaj Rusisë, për t’u dhënë fund luftimeve.

Duke folur gjatë një vizite në Afrikën Jugore, Zelensky ka thënë se nuk ka madje as sanksione të reja ndaj Moskës, pavarësisht mosgatishmërisë së saj për të avancuar bisedimet e paqes, raporton The Guardian.

Ne besojmë se me presion më të madh ndaj Federatës Ruse, ne do të jemi në gjendje t’i afrojmë palët tona, është shprehur Zelensky.