Ylli argjentinas i futbollit, Lionel Messi, ka gjetur golin dhe asistin e parë për vitin 2026.
Në minutën e 31-të, ai dribloi, “mashtroi” dy lojtarë ekuadorianë dhe bëri një gjuajtje të pamundur me të majtën duke tundur rrjetën.
Një supergol nga kampioni i botës me Argjentinën në miqësoren që u mbyll 2-2 kundër Barcelonës SC, në Ekuador.
Inter Miami tani është i përqendruar në mbrojtjen e titullit të ligës, ndërsa Messi, në moshën 38 vjeç, po grumbullon minuta dhe besim me vitin 2026 në horizont dhe Kupën e Botës në prag.