Aktualitet Sport

Superliga shqiptare/ Egnatia ngec në udhëtim, Laçi e barazon 1-1!

Superliga shqiptare është në raundin e 29-të. Në stadiumin e Laçit vendasit ia dolën dhe ndalën në barazimin 1-1 kryesuesit e Egnatias. Ndeshja ishte me ritëm dhe raste nga të dyja portat, me Laçin që ishte më kërkues në pjesën e parë. Duhej minuta e 35-të që Mjaki të gjente golin e epërsisë për kurbinasit, pas një aksioni të bukur.

Pjesa e parë u mbyll me këto shifra, ndërsa rrogozhinasit u futën me të tjera ide në fushë gjatë pjesës së dytë. Paçka se barazuan me Yahaya në minutën e 35-të, djemtë e Edlir Tetovës nuk mundën të dilnin me pikë të plota nga transferta. Me 53 pikë Egnatia vijon të jetë në krye të klasifikimit, ndërsa Laçi me 32 pikë mbetet në pozitën e gjashtë.

Këtë të martë luhen edhe dy takime të tjera. Në orën 16:30 Tirana pret Vllazninë në ‘Klasiken’ e futbollit shqiptar e cila zhvillohet në ‘Elbasan Arena’, teksa në orën 17:00 Teuta pret AF Elbasanin në ‘Niko Dovana’ të Durrësit.

Superliga shqiptare, raundi 29-të:

E hënë, 10 mars 2025

Dinamo 3-1 Bylis (Elbasan Arena)

Skënderbeu 1-2 Partizani

E martë, 11 mars 2025

13:30 Laçi 1-1 Egnatia

16:30 Tirana – Vllaznia (Elbasan Arena)

17:00 Teuta – AF Elbasani