Showbiz

Surprizë! Dua Lipa paralajmëron koncert virtual në fund të muajit

Më në fund një lajm i mirë! Këngëtarja shqiptare po na bën krenarë çdo ditë e më shumë. Dua Lipa gjatë muajit nëntor do të mbajë një koncert virtual me titull “Studio 2054”.

25 -vjeçarja ka zbuluar në rrjetet sociale se do të realizojë një koncert virtual, i cili do të përfshijë muzikë, argëtim, shfaqje, vallëzim e të tjera.

Koncerti virtual i Duas do të mbahet të premten më 27 nëntor përmes ‘LiveNow.com’ dhe është pjesë e serisë “Unstaged” të ‘American Express.’

Sipas burimeve më të afërta të huaja, mësojmë se çmimi i biletës standarde është 11.99 dollarë dhe janë në dispozicion për një kohë shumë të kufizuar.

Ndërsa, biletetat me çmim 27.50 dollarë do të jenë në dispozicion veçanërisht për personat që do të jenë në skenë, gjithashtu përfshihet edhe një ftesë për në “After Show Party” me të pranishme Duan dhe një DJ.

Kujtojmë se kënga më e re e Dua Lipës titullohet “Fever” dhe mezi po presim publikimin e videoklipit.

https://www.instagram.com/p/CHGRryNHQGD/?utm_source=ig_web_copy_link