Prisni pak… Sydney Sweeney ka një mënyrë të re për të shitur “esencën” e saj dhe e ka kthyer ujin e banjës në një perandori bukurie.
Aktorja e “Euphoria” ka bashkëpunuar me markën Dr. Squatch për të lançuar sapunin ekskluziv “Bathwater Bliss”, i cili, sipas përshkrimit, është prodhuar me ujin në të cilin ajo është larë.
Po, e lexuat mirë – çdo bar sapuni vjen me një certifikatë autenticiteti që konfirmon se është krijuar me ujin personal të banjës së Sweeney, si dhe me aroma natyrale që reflektojnë origjinën e saj nga veriperëndimi i Paqësorit.
Ky është një edicion i kufizuar, me vetëm 5,000 copë të prodhuara, sepse – siç u shprehën vetë organizatorët – Sydney është e angazhuar dhe nuk ka aq shumë ujë banje për të dhuruar.

Në një intervistë për GQ, aktorja tregoi se ideja nuk ishte rastësore. Ajo kishte vënë re se ndjekësit e saj shpesh i kërkonin “ujin e banjës” në rrjete sociale, ndaj vendosi të përfitonte nga fama dhe imazhi i saj si një ikonë seksi e pavarur.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Sweeney bashkëpunon me Dr. Squatch. Ajo ishte imazhi i markës që në tetor të vitit të kaluar, kur u shfaq në një reklamë provokuese në një vaskë me flluska, duke thënë me humor:
Përshëndetje, djem të pistë, jeni të interesuar për trupin tim… larës?
Duket se Sydney ka gjetur mënyrën perfekte për të mbetur e pastër… dhe njëkohësisht pak e guximshme.