Aktorja e njohur hollywood-iane Sydney Sweeney ka ndarë një episod të dhimbshëm nga fillimet e karrierës së saj, duke treguar se si u përball me komente të papërshtatshme dhe mungesë respekti nga drejtues të kastimeve kur ishte vetëm 16 vjeçe.
Gjatë një interviste në emisionin “Live With Kelly and Mark”, 28-vjeçarja foli për rrugëtimin e saj të vështirë në industrinë e filmit dhe përvojat që e formësuan si artiste.
E nisa që shumë e vogël, ndaj kam pasur shumë audicione që nuk shkuan mirë. Më ka ndodhur të kem përballë drejtorë kasti që hanin patatina ndërsa unë po përpiqesha të jepja audicionin
-tregoi ajo.
Sweeney kujtoi një moment që e tronditi:
Më kanë thënë se duhet të ‘rregulloj fytyrën time’. Nuk është aspak e këndshme kur je 16 vjeçe. Nuk është përvojë e mirë për t’u rritur në një mjedis të tillë, por me kohën mëson të jesh më e fortë.
Aktorja theksoi gjithashtu se në këtë industri duhet të jesh e përgatitur për refuzime të shumta:
Do të dëgjosh shumë më shpesh ‘jo’ sesa ‘po’.
Sweeney aktualisht po promovon filmin e saj më të ri, Christy, një dramë biografike sportive e bazuar në historinë e vërtetë të boksieres legjendare Christy Martin. Filmi, i drejtuar nga David Michôd, pritet të dalë në kinema më 7 nëntor.
Në këtë projekt, aktorja interpreton vetë rolin e Christy Martin, duke luajtur përkrah Ben Foster, Merritt Wever dhe Katy O’Brian.