Saimir Tahiri ka vendosur të flasë. Këtë e paralajmëron sot përmes një statusi në “FB” ku shkruan: “1 vit heshtje, sot kam disa gjera për të thënë! Shihemi në 11.00, live këtu”. Tre ditë më parë, Tahiri u paraqit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, siç u shpreh për të dorëzuar një provë të rëndësishme. Dyshohet se në kohën kur drejtonte Ministrinë e Brendshme, i ka krijuar lehtësira “Grupit të Habilajve”, për kultivimin dhe trafikimin e hashashit drejt Italisë.