Të dhënat zyrtare nga Instituti i statistikave tregojnë se pas vendosjes së taksës mbi mallrat serbe eksportet shqiptare drejt Kosovës janë rritur me 40%. Kjo do të thotë se për periudhën nëntor dhjetor 2018 Shqipëria ka eksportuar në Kosovë 1.3 miliardë lekë ose mbi 10 milionë euro më shumë mallra se sa e njëjta periudhë e vitit 2017. Por pjesa dërmuese e kësaj rritje ka ardhur nga eksporti i karburanteve. Pas naftës produkti i dytë me rritjen më të madhe rezulton çeliku, eksportet e të cilit drejt Kosovës janë rritur me mbi 15.5%.