Gossip Showbiz

Tamar Braxton trondit fansat: “Gati sa nuk humba jetën…”

Këngëtarja dhe ylli i reality show-t, Tamar Braxton, ka ndarë me ndjekësit një rrëfim tronditës për një aksident të rëndë që përjetoi fundjavën e kaluar.

Përmes një postimi në Instagram Stories, më 19 gusht, ajo tregoi se u gjend pa ndjenja nga shoqja e saj, e shtrirë në një pellg gjaku.

Gati sa nuk vdiqa të dielën. U gjenda me një dëmtim në fytyrë, hundë të thyer, disa dhëmbë të humbur dhe me vështirësi në lëvizje

-shkroi Tamar, duke shtuar se ndjehet ende shumë e dobët për të folur dhe se nuk ka kujtime të qarta për çfarë ndodhi.

Ndërsa shëndeti po përmirësohet, tani fillon udhëtimi im mendor. Lutuni për mua

-përfundoi ajo, duke shoqëruar fjalët me ikona zemrash të thyera.

Në sfondin e mesazhit të saj, këngëtarja vendosi këngën shpirtërore “Spirit Lead Me”, ndërsa më vonë ndau edhe një pasazh nga Proverbat 31, i cili i kushtohet grave të forta.

Pak para këtij rrëfimi, Tamar kishte postuar një citat falënderues:

Faleminderit Zot që më zgjove sot

-duke lënë të kuptohet se ndjehet me fat që i mbijetoi aksidentit.